Komisioni Qendror Zgjedhor, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë të zgjatë 10 ditë, raporton Llapi.info.

Me 7 vota për, 1 votë kundër dhe 1 abstenim është aprovuar plani i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Në këtë mbledhje janë përcaktuar afatet për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 shkurt dhe më 17 shkurt 2020.

-Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020.

-Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt 2020 ndërkaq periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020.

-Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt dhe përfundon më 1 mars 2020.

-Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020.

-Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020.

-Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020.

-Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020

-Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon më 6 mars 2020./Llapi.info