Pas një ndeshje futbolli në South Yorkshire, policia është detyruar të intervenojë të shpërndajë shikuesit, të cilët kanë nisur të përleshen mes vete.
Mirëpo, një polic ka treguar dhunë të tepërt, duke e goditur fuqishëm një adoleshent me shkop në kokë, transmeton Telegrafi.
Goditja ka bërë që atij t’i qahej koka dhe të mbulohej nga gjaku, derisa detyrohej të qëndronte i ulur në trotuar.
Të pranishmit qëndruan pranë të lënduarit, ndërsa polici vazhdonte ta mbante me forcë dhe nuk e lejonte të largohej, përkundër insistimit të një gruaje që dëshironte ta largonte nga aty.
Raportohet se njësitet policore, e kanë dërguar të riun e lënduar në spital, ku i është nënshtruar tretmanit mjekësor dhe gjendja tij shëndetësore është shumë e mirë.