Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Rubikon ka qenë i ashpër me Albin Kurtin të cilit po i bën thirrje që të mos e heqë taksën, transmeton Periskopi.

Madje Haradinaj thotë se Kurti po do masë reciprociteti e ta heqë taksën sepse dikush ia ka financuar fushatën, dhe tash ka obligime ndaj dikujt.

‘’ A do me e lypë ndonjëherë njohjen. Pse me u kthy mbrapa. Nëse bash kthehen mbapa, ka dicka më të thellë. Ose janë financu dikah në zgjedhje, dhe ua ka bërë dikush fushatën. S’ka logjikë tjetër. Masi spo flet, se s’ka dicka tjetër këtu’’, ka thënë Haradinaj.

‘’Serbinë unë e kam prek në xhep. S’kemi pasë armë të tjera ekuivalente ndaj Serbisë që kishim mujt me e preke’’.