Faqja e njohur e statistikave WhoScored ka përpiluar një formacion me lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga secila pozitë në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon, duke treguar se sa i përhapur ka qenë shënimi.
Mjerisht asnjë portier nuk ka arritur të gjejë rrjetën në kampionat këtë sezon, por ka pasur një numër të madh mbrojtësish që kanë shënuar shumë gola.
Matt Doherty i Wolves zë vend në krahun e djathtë pasi shënoi tre gola këtë sezon, duke përfshirë një gol të fitores në minutën e fundit ndaj Manchester Cityt në dhjetor.
Qendërmbrojtësi austriak Martin Hinteregger është mbrojtësi me rezultatin më të mirë në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon me gjashtë gola, i ndjekur nga mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez me pesë dhe ai i Genoas, Domenico Criscito, i cili në të vërtetë ka pesë gola, por njëri erdhi si mbrojtës krahu.
Në mesfushë, Wylan Cyprien ka shënuar shtatë gola për ekipin francez Nice, ndërsa kapiteni i Valencias, Dani Parejo, ka shënuar gjashtë sosh.
Lojtari më i shtrenjtë në botë, Neymar, renditet si numër dhjetë, me nëntë gola nga 13 golat e tij të ligës që vijnë në atë pozicion në 14 ndeshje.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messit ka 14 gola, por pasi ka shënuar 13 nga e djathta në 18 ndeshje këtë sezon, shpërblehet për përpjekjet e tij me një vend në ekip.
Marcus Rashford zë vendin e sulmuesit të krahut të djathtë pasi shënoi 11 gola nga ai rol në ligë, ndërsa formacioni kompletohet me Ciro Immobile të Lazio, i cili ka shënuar 25 gola në 23 ndeshje.
Ylli italian ka arritur të lë pas vete në këtë pozitë emra të mëdhenj shënuesish si Cristiano Ronaldos dhe Robert Lewandowskit.
Formacioni