Foto ilustrim

Disa persona dyshohet se kanë ndezur një zjarr gjatë ditës së djeshme në fshatin Shajkoc të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Pronari i kësaj prone ka raportuar në polici se të dyshuarit kanë ndezur zjarr në pronën e tij, në të cilën kishte të mbjella dredhëza.

Pronari ka raportuar se i janë dëmtuar dredhëzat e mbjella, sistemi i ujitjes dhe një objekt përcjellës i drurit me mjete pune.

“Si pasojë e zjarrit ishin dëmtuar kulturat në fjalë së bashku me sistemin e ujitjes dhe një objekt përcjellës i drurit me mjete pune ku sipas ankuesit ishin shkaktuar dëme të mëdha”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “zjarrëvënie”./Llapi.info