Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai dje tha se nuk ka qenë i informuar për marrëveshjet e arritura në Mynih dhe se nënshkrimi i tyre është bërë nga dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj.

Demaliaj ka thënë se Pal Lekaj tashmë është deputet dhe nuk udhëheqë me me Ministrinë e Infrastrukturës.

Tutje Demaliaj ka thënë se dorëheqja Kurtit i bën nderë, ngase sipas tij nuk është në gjendje për të udhëhequr me shtetin.

Postimi i plotë:

Z.Kurti, ju jeni kryeministër dhe keni një ministër në Ministrinë e Infrastrukturës, njëfarë Abdixhikun që po merret me tendera,sapo ka hyrë në ministri..!! Po thotë që unë po anuloj tendera..!!!
Pal Lekaj është deputet dhe nuk ka zyrtarë më në Ministrinë që e ka udhëhequr..!!
Mos se u bëre horë..!!
Dorëheqja të bën nderë..!!
Nuk je për këtë punë..!!

Rroftë Bashkimi Kombëtarë??
Harrova me të pyetur: Qysh ish Vuçiçi .????
Dhe a ja heqe Taksën 100% Serbisë..!!