Koronavirusi ka ndikuar tek ndërmarrjet e Kosovës. Për shkak të mospërhapjes së këtij virusi, importi ka rënë dukshëm në vend.

Gjithashtu, edhe prodhimet shtazore nuk po importohen më nga ky shtet.

E nga Dogana e AUV-i, thonë për T7 se nëse nuk gjendet një zgjidhje, bizneset në vend duhet të gjejnë rrugë të tjera.

Kishte porositur një aksesor në një nga ëeb faqet kineze dhe priste t’i vinte. Mirëpo i njëjti produkt, ndryshe nga herët tjera nuk i erdhi. E pas tre muajve pritje, në adresën e saj elektronike i erdhi një mesazh.“Nuk mund të ta sjellim porosinë tani për shkak të koronavirusit”.

E veç porosive online, virusi vdekjeprurës që ka goditur Kinën, ka ndikuar edhe në ndërmarrjet e Kosovës. Importimet e shumta që bëhen në këtë shtet, tash e tre muaj kanë rënë dukshëm.

E nëse nuk gjendet një zgjidhje, shumë biznese duhet të shohin rrugë të tjera për marrjen e pajisjeve të ndryshme industriale, lodrave, aparateve e produkte të tjera.

Se produktet ushqimore të cilat importohen nga Kina, janë ndaluar e kanë konfirmuar për T7 edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Koronavirusi është përhapur edhe në vendet e Evropës. Kosova ka marr masat mbrojtëse për këtë virus.

Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë më parë ka njoftuar qytetarët se rreziku nga koronavirusi është i ulët.

LAJMET QENDRORE

LAJMET QENDRORE

Gepostet von T7 am Samstag, 15. Februar 2020