Nesër, me 29 qershor, duke filluar nga ora 10:00, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, do të bëjnë dorëzimin e çelësave të shtëpive të përfituesve në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë.

Shtëpitë e ndërtuara janë projekt i përbashkët i MPMS-së dhe komunës së Podujevës./Llapi.info