Policia e rajonit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje në fshatin Llaushë të Podujevës, me ç’rast janë vjedhur 65 zogjë qure.

Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me rastin.

Ndërsa, në fshatin Pehuhë të Podujevës raportohet për një aksident trafiku pa lëndime në njerëz.

Në 24 orët e fundit është shqiptuar vetëm një gjobë për kundërvajtje./Llapi.info