Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka marrë vendim për lirimin nga ngarkesat komunale të gjitha bizneset që operojnë në pjesën ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e sheshit, njofton Llapi.info.

Ky vendim është marr deri në përfundimin e këtij projekti për ndërtimin e sheshit në këtë Komunë.

Rudari, në njoftimin e tij ka thënë me këtë vendim do të ndihmohen sado pak bizneset të cilat do të kenë vështirësi në zhvillimin e veprimtarisë së tyre gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

“Sot kam marrë vendim për lirim nga ngarkesat komunale të bizneseve të cilat afarojnë përgjatë segmentit të Rrugës “Zahir Pajaziti” ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve, për përiudhën derisa të përfundojnë punimet. Me këtë vendim do t’i ndihmojmë sado pak bizneset në këtë pjesë të qytetit, të cilat do të kenë vështirësi në zhvillimin e veprimtarisë së tyre gjatë kohës së zhvillimit të punimeve. Ky vendim ishte edhe nismë e asambleistit të LDK-së, Qendrim Softolli, në mbledhjen e e fundit të Kuvendit”, ka shkruar ai./Llapi.info