Nesër zhvillohet derbi i javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku në Zahir Pajaziti Llapi pret ekipin nga Drenasi, Feronikelin, njofton Llapi.info.

Ndeshja nis nga ora 13:00. Në këtë duel, tifozët llapajnë “Ultras Legjendat” do të pozicionohen në anën veriore të stadiumit për të përkrahur skuadrës e drejtuar nga Tahir Batatina.

Por, ky nuk është i vetmi qëllim nga këta tifozë. Aty do të vendoset edhe një pikë grumbulluese të të hollave, për t’i dalë në ndihmë Sabit Hoxhës nga fshati Obrançë. Ky i fundit është diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute, kurse shërimi i tij ka një kosto të papërballueshme për familjen e tij.

“Legjendat në përkrahje të Llapit dhe me iniciativë për llapjanin e diagnostikuar me leukemi akute, Sabit Hoxha. Ju njoftojmë se Kryesia e tifo-grupit tonë “Ultras Legjendat” në hyrjen nga ana veriore e stadiumit (nga stacioni i autobusëve) do bëj organizimin për ta përkrahur Llapin në ndeshjen me rëndësi të madhe ndaj Feronikelit që zhvillohet të shtunën në ora 13:00. Tubimi i Legjendave bëhet në ora 12:00, kurse aty do vendoset edhe një pikë grumbulluese e të hollave për ta ndihmuar Sabit Hoxhën i cili vuan nga sëmundja e leukemisë akute. Ju ftojmë të gjithë juve që keni mundësi të jemi pranë Llapit dhe njëherit të kontribuojmë me aq sa kemi mundësi Sabit Hoxhën sepse Sabiti është i papunë dhe jeton në gjendje të rëndë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Sabit Hoxha nga fshati Obrançë e Podujevës, baba i katër fëmijëve ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj.

Atij i duhen edhe gati 100 mijë euro që të shërohet. Nga këto, 30 mijë euro i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë. Por, pjesa e mbetur (110 mijë euro) është kosto e papërballueshme për familjen Hoxha. Andaj, familja e tij po kërkon ndihmë nga vullnetmirët. Andaj të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë, mund ta kontakti në numrin e telefonit të familjarëve: 0038345604056

Ose drejtpërsëdrejti në numrin e xhirollogarisë së tij Raiffaisen Bank: 1501150002659713- kontoja e gruas së tij Fatmire Hoxha./Llapi.info