KEDS-i ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.

Sipas KEDS-it, nesër pa rrymë do të mbesin:

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 10:00 deri në ora 14:30.

Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Rakinicë dhe Turuqica.

Arsyeja e ndërprerjes: Shterngimi i perquesve ne 5 shtylla degzimi i Shajkofcit 3″, thuhet në njoftim.

Ndërsa, të dielën pa energji elektrike do të mbesin:

“TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Batllava (Kodi: 14015001) prej orës 13:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.

Arsyeja: Vendosja e përçuesit të ri 10(20)kV në një segment të caktuare, që është paraparë me projektin investiv Lot 16 – Statofcet 2019″, ka njoftuar KEDS./Llapi.info