Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka gjatë luftës ka përjetuar një tragjedi të madhe ku i është vrarë familja dhe vet ka qenë e plagosur në shumë vende.
Saranda në emisionin #Hashtag në RTV Dukagjini tregon se me dëshmitë e saj në Hagë, Serbia ka dënuar disa pjesëtarë të policisë të përfshirë në krim.
“Edhe pse janë dënuar pesë persona me dënim maksimal, shumica nga ta janë liruar para kohe”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se dënimi i tyre është bërë si pjesë e një marrëveshjeje mes Hagës dhe Serbisë ku Haga do të gjykonte krerët e policisë e ushtrisë ndërsa Serbia pjesëtarët tjerë të aparatit shtetërorë serb.
Ajo thotë se megjithatë në Serbi askush nuk është dënuar për krime seksuale të kryera ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.
Saranda thotë se UNMIK-u shumë dëshmi nga krimet e luftës nuk i ka përcjellë në EULEX duke penguar zbardhjen e krimeve të luftës.
Ajo thotë se institucionet vendore nuk është dashur të jenë komod dhe përgjegjësinë të lënë te ndërkombëtarët por është dashur vet të krijojnë gjykata për të gjykuar krimet e luftës.
“Nëse asgjë tjetër nuk kemi mundur të bëjmë, dokumentimin e këtyre krimeve kemi mundur ta bëjmë”, deklaroi ndër të tjera Saranda Bogujevci.