Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një shtëpie në fshatin Dobratin të Podujevës, ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishekë, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të PK-së, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info