Në majin e vitit të shkuar, Amerika e vendosi Huawein në listën e zezë, duke ndikuar edhe në raportet e punës me Googlen. Pajisjet e reja Android nga kompania kineze s’mund të certifikohen për të punuar me “Gmail”, “Maps” ose “Play Store”. Para lansimit të pajisjeve të reja të Huaweit, Google përmes një njoftimi ka sqaruar situatën dhe ka këshilluar përdoruesit të mos përdorin aplikacionet e modifikuara.

Njoftimi nga Google tregon se kompanisë i është ndaluar të punojë me Huawein për modelet e reja të telefonave apo që të bëjë gati aplikacionet e njohura si “Gmail”, “Maps”, “YouTube” apo “PlayStore” për shkarkim në këto pajisje.

Gjithsesi, SHBA-ja i ka siguruar Googlet licencë të përkohshme për të punuar me Huawein në përditësimet e sigurisë për modelet ekzistuese vetëm.

Ky njoftim i ri vjen pasi “Google ka marrë shumë pyetje për pajisjet e reja Huawei”. Specifikisht se a është e mundshme që jozyrtarisht të qasen – përmes aplikacioneve të modifikuara – në ato të Googlet dhe në telefonat e pacertifikuar. Këshilla e Googlet është të mos bëhet një gjë e tillë për shkak të “rrezikut të madh”.