Jo rrallëherë nëpër institucione shëndetësore në Podujevë janë parë “llava” të qenve endacakë, shkruan Llapi.info.
Gjendje të tillë sidomos qytetarët kanë hasur në oborrin e QKMF-së. Por, tani edhe Spitali i Përgjithshëm i Podujevës thuajse është bërë “strehë” për qentë.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale shihen qentë të cilët lëvizin lirshëm nëpër hollin e spitalit.
Madje ata duket se janë aq rehat në hapësirat e këtij spitali, sa hyjnë e dalin nga aty pa i penguar askush./Llapi.info