Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, për ta uruar kryetarin e posazgjedhur të këtij institucioni, Mensur Hoti, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Gjatë vizitës në Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, ku ishin edhe anëtarë të ekzekutrivit të Komunës, nënkryetari Rudari, tha se Komuna ka një traditë të shkëlqyeshme të bashkëpunimit me këtë institucion të rëndësishëm fetar.
Nënkryetari Rudari gjatë këtij takimi rikonfirmoi gatishmërinë e Komunës për të vazhduar me projekte të përbashkëta.
“Prijësit fetarë llapjanë kanë luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha proceset, veçmas viteve të fundit. Prandaj gjithmonë do ta kenë mbështetjen e Komunës së Podujevës”, tha nënkryetari Rudari./Llapi.info