Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Besnik Restelica, njofton Llapi.info.

Besniku ndërroi jetë më 24 shkurt të vitit 1997 në Burgun e Prishtinës, pas torturës shtazarake të ushtruar nga paramilitarët serbë.

Në këtë përvjetor, një delegacion i VV-së ka bërë sot homazhe pranë varrit të Besnikut.

“Në nderim të jetës dhe sakrificës sublime të Besnikut, sot në përvjetorin e rënies, një delegacion nga Lëvizja, bënë homazhe pranë varrit të tij. Besniku nuk u thye as kur trupi i tij u thye. Besniku qëndroi besnik deri në fund, ndaj shokëve dhe atdheut. Ai është një shembull i jashtëzakonshëm, që simbolizon vullnetin dhe qëndresën e një populli për liri. Lavdi Besnikut. Përherë besnik ndaj rrugës së tij!”, thuhet në njoftimin e VV-së./Llapi.info

Image may contain: 1 person, plant, shoes and outdoor
Image may contain: 9 people, people standing, plant, tree and outdoor
Image may contain: 5 people, people standing, plant, flower and outdoor