Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, kanë përuruar 20 shtëpi të reja në Lagjen e Dëshmorëve në Ballofc të Podujevës. Këta banorë që deri tash kanë jetuar në kontejnerë, janë shprehur të lumtur që kanë marrë çelësat e shtëpive të reja.

Ministri Arban Abrashi, ka thënë se projekti i ndërtimit të shtëpive për këtë lagje do të vazhdojë sivjet. Ndërsa, ka premtuar se në vitet në vijim do të përmbyllet cikli i ndërtimit për këta banorë.

Edhe kryetari Agim Veliu beson se projekti do të vazhdojë për ndërtimin edhe të shtëpive tjera për banorët tjerë të kësaj lagjeje.

Kjo është faza e dytë e ndërtimit të shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve. Vitin e kaluar janë ndërtuar 30 shtëpi, ndërsa sivjet edhe këto 20 të tjera./llapi.info.