Pika kufitare në Merdare tashmë ka ekip kujdestar në rast të paraqitjes së rasteve të dyshimta me koronavirus, njofton Llapi.info.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Podujevës, dërgimi i tyre është bërë në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Me këtë rast, siç citohet në komunikatë, ekipi mjekësor do të jetë në shërbim 24 orë.

“Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e Coronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, drejtoria e Shëndetësisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë dërguar ekipin mjekësor në pikën kufitare në Merdar. Ekipi mjekësor do të jetë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare dhe të cilët mund të kenë simptomat e infektimit nga Coronavirusi COVID-19”, vijon komunikata./Llapi.info