Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në Bërnicë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 46 aksidente, ku sipas policisë, 11 kanë rezultuar me persona të lënduar. Kurse, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e trafikut, Policia për 24-orë ka shqiptuar 1420 tiketa./Llapi.info