Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasditen e sotme kanë zhvilluar një aksion para Qeverisë.
Të rinjtë e AAK-së, kanë vendosur disa kukulla në të cilat janë vendosur foto të kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq. Kjo e fundit në fotografi paraqitet duke mbajtur një kuti me plazma keksa në duart e gjakosura, ndërsa kryeministri Kurti duke kërkuar t’ia marrë ato, transmeton Telegrafi.
Ky nuk është aksioni i parë i tyre, ata edhe para ditësh kanë zhvilluar një aksion simbolik kundër largimit të taksës ndaj produkteve të Serbisë, duke hedhur biskota “Plazma” në oborrin e Qeverisë.
AAK ka kundërshtuar heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo parti ka mbledhur 40 nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme kundër heqjes së kësaj mase.
Fotografitë e shpërndara nga AAK: