Ndeshja e paraparë të zhvillohet sot në Ferizaj, është anuluar për shkak të reshjeve të borës, njofton Llapi.info.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi nga Podujeva, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut.
“Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Gramos Shala së bashku me dy kapitenët e skuadrave kanë marrë vendim që ndeshja të mos zhvillohet përshkak të motit të ligë me borë dhe erëra të forta”, thuhet në postim./Llapi.info