Foto ilustrim

Një të mituri dje i është konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë) në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ani pse s’e ka treguar lokacionin se ku ka ndodhur incidenti.

Sipas PK-së, njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, pas pranimit të informacionit për posedim të një thike nga një i mitur, i cili më pastaj është intervistuar në prezencë të prindit.

“Pas pranimit të informacioneve për posedim të një mjeti të mprehtë (thikë) te një mashkulli/kosovar i mitur, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konfiskuar thikën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet në prezencën e prindit”, thuhet në raportin e PK-së dërguar medieve.

Llapi.info mëson se një nxënës i shkollës “Ibrahim Rugova”, ka hyrë me thikë, siç tregojnë dëshmitarët, të madhe në shkollën tjetër fillore “Shaban Shala”. I njëjti më pastaj është ndaluar pas ndërhyrjes nga personeli i shkollës “Shaban Shala”./Llapi.info