Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe tek familjarët e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit.

“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet pas dy dekadash çlirimi nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet”.

Kujtojmë që trupi i të ndjerit u gjet në fshatin Zahaq të Pejës, brenda një veture të djegur.