Dhuna në familje vazhdon të mbetet ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë, shkruan Llapi.info.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës. Të njëjtin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas PK-së, babai është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
“Podujevë 29.02.2020 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info