Pas dekretimit të presidentit Thaçi, në seancën e jashtëzakonshme për taksën është bërë betimi i deputetëve të rinj të cilët kanë qenë në pritje, pas emërimit të deputetëve të kaluar në pozita ekzekutive, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Kuvendit i janë shtuar 11 deputetë të rinj, teksa VV-së dhe LDK-së nga pesë deputetë. Dy nga ta janë nga Podujeva dhe që kanë konkurruar nga kjo Komunë. Bëhet fjalë për Fitim Hazirin (VV) dhe Fidan Rekaliu (LDK).

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Enver Haliti zëvendësoi Albin Kurtin, Alban Hyseni zëvendësoi Glauk Konjufcën, Arta Bajralija zëvendësoi Albulena Haxhiun, Fitim Haziri zëvendësoi Arben Vitia, Eman Rrahmani zëvendësoi Haki Abazin.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës: Hatim Baxhaku zëvendësoi Anton Qunin, Fidan Rekaliu zëvendësoi Lumir Abdixhikun, Xhavit Uka zëvendësoi Avdullah Hotin, Besa Gaxherri zëvendësoi Hykemete Bajramin, Shkumbin Gashi zëvendësoi Besian Mustafën. Kurse, nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka, Zikreta Aliti zëvendësoi Emilija Redžepi./Llapi.info

Zyrtarisht, nga tani e tutje, do të jem deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.E falenderojë nga zemra, secilin…

Gepostet von Fitim Haziri am Montag, 2. März 2020

Të dashur qytetarë të Republikës së KosovësSot, kam dhënë betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në…

Gepostet von Fidan Rekaliu am Montag, 2. März 2020