Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka pritur mbrëmë orën 00:00 që të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore për kryetar të Podujevës, njofton Llapi.info.
Hapjen e fushatës e ka bërë kryetari i Degës së LDK-së në Llap, Agim Veliu, ish-kryetari i kësaj komune.
Veliu është shprehur i bindur se kandidati i kësaj partie, Nexhmi Rudari, do të jetë në pozitën që ai e dorëzoi për postin e ministrit të Punëve të Brendshme.
Kandidati për kreun e Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se Llapi do të vazhdojë të jetë e qeverisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Llapi identifikohet me LDK-në dhe LDK-ja identifikohet me Llapin. Ne do të fitojmë bindshëm dhe do t’ua bëjmë kundërshtarëve 8 me 2. Pra, Llapi dhe LDK-ja vazhdon duke ecur vetëm djathtë”, ka thënë Rudari.
Ndryshe, në zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të garojnë tre kandidatë, gjegjësisht Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (LVV) dhe Naim Fetahu (PDK)./Llapi.info