Sot edhe zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nga ora 18:00 hap fushatën zgjedhore, ku do të shpaloset plan-programi i kandidatit nga ky subjekt politik, Shpejtim Bulliqi.
Sipas njoftimit të VV-së në Podujevë, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa tubimi hapës do të mbahet në restorantin “Iliria De Luxe” nga ora 18:00./Llapi.info