Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se Podujeva është qeverisur mirë tash e 20 vite, njofton Llapi.info.
Rudari duke u përgjigjur për akuzat e bëra nga kundër-kandidatët për punësime partiake, zyrtarë me aktakuza dhe qeverisje të dobët, ka thënë se llapjanët i besojnë LDK-së tash e 20 vite.
“Po të ishin ato të vërteta s’do e kishim marrë besimin e Llapit për 20 vjet rresht. Do të qeverisim edhe gjatë sepse ne qeverisim me duar të pastra, me ndërgjegje të plotë, llogaridhënie dhe me moral. Përndryshe, qytetari e di mirë se kë duhet ta votojë. Ashtu ka vazhduar qe 20 vjet dhe do të vazhdojë edhe këtë herë”, ka thënë Rudari.
Rudari ka thënë se në Komunën e Podujevës nuk ka ndodhur asnjëherë ndonjë skandal.
“Janë bërë shumë punë të mira, unë jetojë në Podujevë dhe merrem për çdo ditë me hallet e qytetarëve”, ka thënë Rudari./Llapi.info