Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Llapi.info e a ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në lidhje me këtë aksidente po merret ekipi i njësitit të trafikut.

Përgjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, ku sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 21 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: