Dy persona janë arrestuar dje rreth orës 16:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre është bërë pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete.
Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Njërit nga të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thotë PK./Llapi.info