Në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, një delegacion i LVV-së në Podujevë bëri homazhe tek varret dhe shtatoret e dëshmorëve të lirisë.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Në breza të ndryshëm e rrethana pushtimi, tek shqiptarët gjithmonë lindte një Promethe, i cili iu ndriste rrugën pasardhësve, duke mbajtur të gjallë idealin për liri e bashkim.
Ne sot, nderuam dëshmorët, që lidhin tre breza. Një delegacion i yni, në këtë përvjetor të Epopese së UÇK-së, nderoi Shaban Shalen, Ali Ajetin dhe dëshmorët e luftës së fundit, me në krye komandantin Zahir Pajaziti.