Grupi prej 20 të rinjsh, e kanë sulmuar brutalisht një adoleshente 15-vjeçare në një rrugë të New Yorkut.

Ata e kishin ndjekur viktimën, ndërsa filluan ta rrihnin kur ajo u rrëzua në trotuar dhe vetëm mbrohej e pashpresë që të ikte, transmeton Telegrafi.

Me të kryer sulmin, ata ia vodhën telefonin, kartelën bankarë, derisa njëri ia hoqi edhe atletet nga këmbët dhe u pa duke u larguar me to në duar.

Deri më tani, nuk dihet se si filloi zënka, nëse ishte qëllimi vetëm për ta plaçkitur apo një sulm i pa provokuar.

Pamjet ku shihen ata duke e sulmuar adoleshenten, janë shpërndarë në përpjekje që të identifikohen të gjithë pjesëmarrësit, që besohet se janë përfshirë edh më herët në sulme të ngjashme.

Fatmirësisht, viktima ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe disa gërvishtje për të cilat është trajtuar me sukses.