Lideri i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, kanë marrë pjesë në organizimin e grave të PDK-së në Podujevë në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të Podujevës, transmeton Llapi.info.
Veseli, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Podujeva meriton më mirë.
“Bashkë me Violetën sonte ishim në takim me qindra gra të nderuara të Podujevës, të cilat janë mbledhur për 8 Marsin dhe në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të Podujevës, i cili po ashtu sot feston ditëlindjen. Podujeva meriton më mirë! Podujeva meriton një kryetar punëtor si Naim Fetahu”, ka shkruar Veseli./Llapi.info