Një numër i madh i punëtorëve janë pjesë e administratës komunale në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Por, të njëjtit duket se nuk i përfillin rregullat e punës komunale.

Sipas qytetarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, ka më shumë se gjysmë ore që presin të kryejnë shërbimet nëpër sportelet e kësaj komune, por punëtorët s’janë askund.

Ata janë shprehur të indinjuar me pritjet që po u bëhen për t’i kryer shërbimet e nevojshme.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra në këtë Komunë, pasi punonjësit s’gjenden në vendin e tyre të punës./Llapi.info