KQZ ka thënë se do të vazhdoj procesi zgjedhor dhe se zgjedh e jashtëzakonshme në Podujevë do të mbahen ashtu siç janë planifikuar. Kjo do të ndodh përkundër situatët së jashtëzakonshme në vend pas marrjes së masave të Qeverisë për ndaljen e procesit mësimor dhe pezullimin e shumë aktiviteteve publike.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një konferencë për media.

Elezi tutje ka porositur subjektet politike që tu përmbahen rregullave të parapara nga insitucionet e vendit në lidhje me tubimet publike./IndeksOnline