Foto ilustrim

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur mesditën e djeshme në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës, njofton Llapi.info.

Rastin a ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa kanë intervenuar njësiti i FSK-së dhe KFOR-it.

“Ankuesi mashkull/k ka informuar se për deri sa ishte duke punuar, kishte hasur në një mjetë të pashpërthyer (mortajë). Njësia për deminim i FSK-së dhe KFOR-i amerikanë, kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info