Persona të panjohur në Podujevë kanë shtënë me armë zjarri, ku si pasojë është dëmtuar një veturë dhe muret e një objekti, njofton Llapi.info.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja të fishekëve dhe një fishekë i pa shkrepur.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuari mashkull kosovar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një veturë persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri. Si pasoj e predhave të armë së zjarrit, është dëmtuar një veturë dhe muret e një objekti. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja të fishekëve dhe një fishekë i pa shkrepur . Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info