Një person nga Komuna e Podujevës është prekur me virusin COVID – 19, raporton Llapi.info.
62-vjeçari kishte ardhur nga Italia me datën 5 të këtij muaji nëpërmjet Aeroporti të Prishtinës “Adem Jashari”.
I prekuri me koronavirus është nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës. Kështu thuhet në njoftimin e komunës.
“Kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës pēr dezinfektim menjëherë ka shkuar në fshatin Dumnicë, për t’i dezinfektuar shtëpitë në lagjen prej nga vjen i prekuri me coronavirus.
Në të njejtën kohë ka filluar dezinfektimi i objekteve të QKMF në Podujevë, Stacionit të Policisë, Objektit të Administratës Komunale dhe objekteve të tjera publike.
Do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve të tjera të banimit kolektiv në qytet, kurse nesër në mengjes në Lagjen e Dēshmorëve.
Dezinfektimi do të kryhet edhe gjatë orëve të vona, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe të mos bëjnë panik”, thuhet në njoftim./Llapi.info