Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një linjë të drejtpërdrejtë në Pressing të T7, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka tradhtuar statusin e vet si parti institucionale që e mban shtetin stabil.

“LDK’ja e ka tradhtuar vet statusin e përhershëm si parti institucionaliste, si parti që e mban shtetin stabil”, është shprehur Kusari-Lila.

Tutje, ajo tha se fjalimi i të parit të LDK’së ku tregoi se LDK’ja do të iniciojë mocionin e votëbesimit, dukej shumë i dakorduar me presidentin Thaçi.

“Mustafa dukej shumë i dakorduar me presidentin Thaçi”, ka thënë Kusari-Lila.

Gjithashtu deputetja tha se diçka e tillë pritej nga LDK’ja, por jo në këtë format.

“Diçka e tillë pritej por jo në këtë format”, shtoi Lila.

Deputetja thotë se një ndër arsyet e shkarkimit të ministrit Veliu është performanca e dobët e Veliut.

“Ka të bëjë me mosangazhimin e policisë në situatën e koronavirusit. Pra, ka të bëjë me përformancë të dobët”, thotë Kusari-Lila.