Një depo me material ndërtimor në Podujevë është kapluar nga zjarri dje rreth orës 16:30, njofton Llapi.info.

Rasti e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

“Është raportuar se një depo me material ndërtimor pronë e viktimës mashkull kosovar është kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info