Sot janë bërë 21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Shefki Kuleta, njofton Llapi.info.

Kuleta ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e viteve 1988-89. Pas daljes në skenë të UÇK – së, Shefkiu pa hezituar lajmërohet në Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë. Më pas, në korrik të vitit 1998, shkon në bazën rekrutuese në Bajgorë, ku kryen edhe stërvitjet e nevojshme ushtarake.

Pas Betejës së njohur të Kaçndollit, më 15, 16 e 17 shtator 1998, Shefkiu iu bashkua shokëve të luftës. Pas themelimit dhe zgjerimit të strukturave ushtarake në ZOLL, formohet edhe njësiti “Kështjella -26” të vepronte në anën e djathtë të magjistrales Prishtinë – Besianë. Gjatë kësaj kohe Shefkiu angazhohet për të kryer edhe shumë punë të tjera kërkohej të mbaheshin vazhdimisht lidhje me qytetin e Prishtinës.

Shefkiu mori pjesë në shumë beteja të zhvilluara në Zonën e Llapit, ndërsa herën e fundit ishte përgjegjës i njësitit “Kështjella – 26”. Në ditën e pranverës, 21 mars 1999 pushtuesi serb ndërmerr një ofensivë të ashpër në trevën e mbuluar nga Zonën Operative e Llapit.

Shefkiu përsëri ishte në vijën e parë të frontit dhe iu kishte afruar shumë afër pozicioneve të armikut me mortajë dore dhe me automatik. Në këtë betejë ai bie heroikisht në fushën e nderit.

Pas luftës, për kontributin e dhënë për lirinë e atdheut, familja e dëshmorit është nderuar me disa mirënjohje. Ndërsa sot shkolla e fshatit e mban emrin e dëshmorit të kombit Shefki Kuleta./Llapi.info