Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me një vajzë 16-vjeçare, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjersa është bërë e ditur se i njëjti ka ndodhur më 19 mars.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare”, thotë PK.

Tutje Policia shton se viktima e rastit pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së është kthyer në shtëpi, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info