Inspektorët policorë në qytetin e Podujevës janë duke vazhduar identifikimin e lokaleve të cilat janë të hapura dhe punojnë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, Policia ka hasur në katër lokale të hapura në komunën e Podujevës, të cilët kanë vazhduar punën edhe përkundër masave të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Policia ka marrë masat duke i mbyllur dhe rastet kanë vazhduar në procedurë të rregullta, e që këto raste janë paraqitur dje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.03.2020 – 12:00. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkulli K i cili nuk i ka respektuar urdhëratë lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë rregullt”.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.03.2020 – 12:10. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronari i të cilit nuk kishte respektuar urdhrin e Qeverisë. I dyshuari mashkull K është intervistuar, është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të kaloj në procedurë të rregullt”.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.03.2020 – 12:20. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkull K i cili nuk kishte respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe e urdhër të tij rasti vazhdon në procedurë të rregullte”.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 21.03.2020-19:45. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkull K cili nuk kishte respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe e urdhër të tij rasti vazhdon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info