Charles Bramesco

Një mospërfillje skandaloze i është bërë thënies së vjetër “spektakli duhet të vazhdojë”, kur industria e argëtimit ka rënë për tokë.

Raportet për koronavirusin kanë ndaluar çdo prodhim që nga seriali për adoleshentë “Du jour” te filmi biografik për Elvisin.

Me kinematë e mbyllura në gjithë globin, studiot kanë shtyrë lansimin e filmave të tyre për një kohë më të përshtatshme, në fund të verës apo vjeshtës. Edhe sikur teatrot të ishin duke funksionuar, do të ishte diçka e pamend duke marrë parasysh se njerëzit hezitojnë të lënë shtëpitë e tyre për çfarëdo hapësirë sociale ku ka shumë njerëz, transmeton KOHA.

Të gjithë janë në detyrë të respektimit të masave e që mund të jetë një qëndrim goxha i gjatë në shtëpi. E kur vjen fjala te filmat kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë: është kohë e lulëzimit për “streaming”.

Publikimet e zakonshme kanë dhënë listat e tyre për opsionet ideale për t’i shikuar gjata karantinës edhe nëse ajo nënkupton kënaqësinë absurde të “Meet Joe Black”, filmat e rehatshëm të Nancy Meyers, apo terrorin për fobinë ndaj baktereve të “Safe”.

Të tjerët e kanë parë si një rast për të rivizituar filmat që flasin drejtpërdrejt për fenomenin: marrja me qira apo shikimi online i filmit për sëmundje “Contagion” është rritur, pasi që është menduar me kujdes pasqyrimi realistik i një pandemie. Në Twitter, kolegët kanë rekomanduar “Severance” novelën e fundit të Ling Ma dhe “Perfect Sens”, një qasje distopike e sëmundjes së përhapur botërisht.

Filmi i viti 1995, “Outbreak” – versioni origjinal i të cilit këtë javë shënon 25-vjetorin – po ashtu ka përjetuar një rritje të madhe të shikimeve “streaming” (gjersa po shkruaj, është filmi i tretë më i shikuar në Netflix në SHBA) gjersa ngjarja në film kulmon, situata që krijohet është e ngjashme.