Maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë të testit të matures, këtë mund ta bëjnë me 29 gusht dhe 5 shtator.

Xhevat Llugaliu, shef i Arsimit në Komunën e Podujevës, ka bërë të ditur për llapi.info se afati i dytë i testit të maturës do të mbahet me 29 gusht dhe 5 shtator.

“Të gjithë maturantët që nuk e kanë kaluar testin e maturës në afatin e parë, kanë mundësi të hyjnë në afatin e dytë. Paraqitja e testit të maturës do të bëhet nga data 14 – 21 gusht 2015. Pjesa e parë e testit të maturës do të mbahet me 29 gusht 2015, ndërsa, pjesa e dytë me 5 shtator 2015”, ka thënë Llugaliu.

Publikimi i rezultateve të testit të maturës për afatin e dytë do të bëhet me 15 shtator 2015./llapi.info