Rastet për dhunë në familje s’kanë të ndalur në Kosovë. Një i tillë ka ndodhur dje edhe në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Të njëjtin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas PK-së, një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Podujevë 23.03.2020 – 11:33. Ankuesja femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar . Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info