Foto: Llapi.info

Komuna e Podujevës ka ndarë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Këtë vendim e ka marrë nënkryetari i Komunës së të Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Me qëllim që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë, si pasojë e gjendjes së krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, sot kam marr vendim që Komuna të ndajë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjienike. Kjo është një përpjekje e përbashkët dhe me këtë rast i falënderoj të gjithë ata donatorë vullnetmirë, të cilët po na ndihmojnë në përballimin e kësaj sfide”, ka thënë nënkryetari Rudari./Llapi.info