Është duke vazhduar aksioni i Policisë në Podujevë në inspektimin e lokaleve që s’respektohet vendimi i Qeverisë për mbyllje në kohë pandemie, raporton Llapi.info.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij respektuar duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Kujtojmë, edhe ditë më parë ka pasur aksione të Inspektoratit për të intervenuar në ato lokale që nuk është respektuar vendimi i Qeverisë./Llapi.info